G-GRAFIKA është themeluar në vitin 2010 si kompani për dizajn grafik dhe shtypje. Firma zotëron ekip të kualifikuar për dizajn grafik dhe shtypje, si edhe të gjitha llojet e përpunimit plotësues të çfarëdo lloj materiali. Me kalimin e kohës, kapacitetet tona teknologjike riteshin dhe zhvilloheshin, çka na mundësoi të fokusohemi në aplikimin e teknologjive të reja dhe përmbushjen e standardeve për mjedi jetësor.

Kompania synon ta forcojë pozicionin e saj me prezantim të modeleve të reja të printerave që kontribuojnë në arritjen e objektivave të kompanisë - rritje të prodhimtarisë dhe sigurim të një spektri të gjerë në shërbime të ndryshme, me çka mundësohet zhvillimi i tregjeve ekzistuese dhe sigurim i tregjeve të reja. Kjo na mundëson t’i plotësojmë kërkesat dhe nevojat e klientëve tanë, për shërbime të shpejta, me kualitet të lartë dhe kosto-efektive.

Firma ofron mundësi për shtypje të materialeve të ndryshme në varësi të nevojave dhe dëshirave të klientit, ne mund të printojmë çdo gjë, nga etiketat më të vogla deri në postera me dimensione ekstreme  

Për sa i përket vargut të përgjithshëm të produkteve dhe shërbimeve, G-Grafika mund të ofrojë përvojën e saj të gjatë shumëvjeçare në prodhimtarinë e kutive ndriçuese reklamuese, stendave promotive, roll banerave si edhe brendimin e automjeteve, autobusave, kamionave dhe ndërtesave.

Të gjitha prodhimet dhe projektet e kaluara dhe të tanishme  janë provë e mjaftueshme për qëllimet dhe përpjekjet tona të vazhdueshme që t’ju mundësojmë kualitetin më të mire në shtypje dhe në dizajnin grafik.